Sunday, August 18, 2013

Gjenden 40 pitonë në një dhomë hoteli!

Policia kanadeze ka gjetur 40 pitonë në një dhomë hoteli në Brantford të Ontarios.
Gjarpinjtë me gjatësi nga 30 centimetra deri në një metër e gjysmë ishin të një çifti, ndërsa janë mbajtur në kuti plastike.
Pronarët e gjarpinjve ishin përzënë nga banesa e tyre, pikërisht për shkak të reptilëve.
Mbajtja e pitonëve është vepër ilegale në Kanada, prandaj është hapur një hetim rreth këtij rasti.

Nora Istrefi dridh te pasmet e saj.!

EISA: Huawei Ascend P6 është telefoni më i mirë në botë

Kompania e famshme kineze Huawei ka njoftuar se “Shoqata Evropiane për Fotografi dhe Zë” e ka shpallur modelin e ri të telefonit të saj të mençur, Huawei Ascend P6 si telefonin mobil më të mirë në botë, për kategorinë "Consumer Smartphone". 

Arsyet kryesore të cilat e kanë shtyrë shoqatën t’ia ndajë këtë çmim prestigjioz kompanisë Huawei, përkatësisht modelit të saj të telefonit të mençur, Ascend P6 kanë qenë hollësia e pajisjes dhe dizajni i bukur.
Ascend P6 është vetëm 6.18 mm “i trashë” dhe peshon 120 gramë. Pjesa e përparme e telefonit është pothuajse tërësisht prej qelqi, ndërsa madhësia e ekranit është 4.7 inç, me 1.280x720 piksel.
Ascend mbështetet në Android 4.2 dhe procesorin quad core me 1.5 GHz dhe 2 GB RAM. Kamera e pasme e Ascend P6 është me 8 mega-piksel dhe incizon video në Full HD, ndërsa kamera e përpame ka 5 mega-piksel e cila bën atë ideale për auto-portrete.
Sipas gjyqtarëve të EISA, Huawei Ascend P6 është çuditërisht telefoni më i pajisur, i cili vjen në treg me një çmim shumë tërheqës.
Çmimet EISA jepen si mirënjohje për produktet që përbajnë një përzierje të teknologjisë inovative, dizajnit elegant dhe karakteristika të dëshirueshme për përdoruesit. Juria e Shoqatës EISA përbëhet nga 50 redaktorët e revistave të pajisjeve elektronike të konsumit, të cilët vijnë nga 19 vende të ndryshme evropiane. /