Kompania e famshme kineze Huawei ka njoftuar se “Shoqata
Evropiane për Fotografi dhe Zë” e ka shpallur modelin e ri të telefonit
të saj të mençur, Huawei Ascend P6 si telefonin mobil më të mirë në
botë, për kategorinë "Consumer Smartphone".
Arsyet kryesore të cilat e kanë shtyrë shoqatën t’ia ndajë
këtë çmim prestigjioz kompanisë Huawei, përkatësisht modelit të saj të
telefonit të mençur, Ascend P6 kanë qenë hollësia e pajisjes dhe dizajni
i bukur.
Ascend P6 është vetëm 6.18 mm “i trashë” dhe peshon 120 gramë. Pjesa e
përparme e telefonit është pothuajse tërësisht prej qelqi, ndërsa
madhësia e ekranit është 4.7 inç, me 1.280x720 piksel.
Ascend mbështetet në Android 4.2 dhe procesorin quad core me 1.5 GHz
dhe 2 GB RAM. Kamera e pasme e Ascend P6 është me 8 mega-piksel dhe
incizon video në Full HD, ndërsa kamera e përpame ka 5 mega-piksel e
cila bën atë ideale për auto-portrete.
Sipas gjyqtarëve të EISA, Huawei Ascend P6 është çuditërisht telefoni
më i pajisur, i cili vjen në treg me një çmim shumë tërheqës.
Çmimet EISA jepen si mirënjohje për produktet që përbajnë një
përzierje të teknologjisë inovative, dizajnit elegant dhe karakteristika
të dëshirueshme për përdoruesit. Juria e Shoqatës EISA përbëhet nga 50
redaktorët e revistave të pajisjeve elektronike të konsumit, të cilët
vijnë nga 19 vende të ndryshme evropiane. /