Me dhunë dhe nën kërcënimin e armës, dy meshkuj dhe një femër, e kanë rrëmbyer një person tjetër duke e futur në një veturë civile në rrugën “Fehmi Agani” në Prishtinë.
Të njëjtin sipas policisë, ata e kanë dërguar në një male te fshatit Keqekollë ku e kanë rrahur dhe më pas i kanë grabitur të holla në vlerë prej 4.470 €.
Deri te incidenti dyshohet se ka ardhur pasi qe viktima është ne lidhje dashurie me vajzën e të dyshuarve dhe te njëjtit nga viktima kërkojnë 90.000 €.
Sipas raportit të policisë, i dyshuari mashkull është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.