Jennifer Nicole Lee, një nga modelet dhe trajneret e njohura për këshillat në palestër dhe dietat për femrat, ka treguar gjatë pushimeve se megjithë 38 vitet e saj është ende në formë. Ajo ka preferuar të mos largohet nga SHBA për pushime dhe ka zgjedhur një pishinë në Long Island për të shijuar fundjavën. Paparacët kanë arritur të kapin disa momente, kur 38-vjeçarja e cila njihet për stërvitjen me orë të zgjatura që zhvillon, ka treguar trupin e saj veshur me një bikini mjaft provokues. Veç këshillave për fizikun, 38-vjeçarja pritet që këtë sezon të angazhohet dhe në filma dhe në botën e modës.